Arben Imami paditet për shkelje të ligjit në dhënien e gradave

Arben Imami paditet për shkelje të ligjit në dhënien e gradave

Me dhjetëra ushtarakë akuzojnë ministrin e mbrojtjes, Arben Imami dhe Komisionin e Vlerësimit të Gradave në Ministrinë e Mbrojtjes se kanë dhënë vlerësime subjektive në lidhje me gradat. Burime nga dikasteri i Mbrojtjes bëjnë me dije se një numër i madh ushtarakësh po i nënshtrohen Komisionit të Vlerësimit  të  Gradave ku sipas tyre shumë ushtarakë

Me dhjetëra ushtarakë akuzojnë ministrin e mbrojtjes, Arben Imami dhe Komisionin e Vlerësimit të Gradave në Ministrinë e Mbrojtjes se kanë dhënë vlerësime subjektive në lidhje me gradat.

Burime nga dikasteri i Mbrojtjes bëjnë me dije se një numër i madh ushtarakësh po i nënshtrohen Komisionit të Vlerësimit  të  Gradave ku sipas tyre shumë ushtarakë mjaftë të aftë nuk kanë  mundur të rriten në gradë, pasi sipas tyre vlerësimet janë bërë mbi baza partiake.

Disa prej ushtarakëve kanë marrë guximin që  t’i drejtohen gjykatës duke  kërkuar nga drejtësia  fitimin e të drejtës, për përfitimin e rritjes në gradë. Pjesa më e madhe e atyre që kanë  paditur kërkojne shfuqizimin e vlerësimit të Komisioneve  të Vlerësimit.

/Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar