Aprovohen 8383 aplikacione për zgjedhjet e 3 nëntorit

0

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka quajtur të papranueshme vizitën e sotme të përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR), pa marrë leje nga ky komision.

Vizita e këtij ekipi, që në mbledhjen e KQZ-së u vlerësua si ekip i ekspertëve, i përbërë nga anëtarë të OSBE-së, BE-së, dhe  EULEX-it ka nxjerrë një vlerësim pozitiv për këtë qendër mirëpo anëtarët e të cilit komision janë ndjerë jo të respektuar.

Anëtari i VV-së në KQZ, Adnan Rustemi, ka thënë se hyrja në këtë mënyrë e këtij delegacioni në QNR ka cenuar integritetin e KQZ-së, aq më tepër që në përbërje të tij ka pasur edhe anëtarë nga OSBE-ja.

“Gjithkush  nuk mund të futet në pjesën e këtij institucioni pa lejen e KQZ-së”, ka thene Rustemi.

KQZ-ja në këtë mbledhje ka publikuar shifrat e aplikuesve nga jashtë vendit, afati për të cilit me shtesën kohor ka përfunduar më 17 shtator. Sipas këtyre të dhënave janë aprovuar si aplikacione me të drejtë vote vetëm 8383 veta.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, ka thënë se gjithsej ka pasur 41 mijë aplikues në KQZ nga jashtë vendit, por sipas tij si të rregullta deri tani janë verifikuar vetëm 8383 .

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here