Tashmë Apple ka gjetur një zgjedhje akoma më të lehtë të ndarjes së materialeve me miqtë tuaj. Transfr është një aplikacion i ri i cili na mundëson të transferojmë foto, por jo vetëm.Transferimi bëhet fare thjeshtë zgjedh foton dhe e dërgon nëpërmjet Bluetooth-it duke e patur të instaluar aplikacionin në të dyja pajisjet që do
Tashmë Apple ka gjetur një zgjedhje akoma më të lehtë të ndarjes së materialeve me miqtë tuaj. Transfr është një aplikacion i ri i cili na mundëson të transferojmë foto, por jo vetëm.Transferimi bëhet fare thjeshtë zgjedh foton dhe e dërgon nëpërmjet Bluetooth-it duke e patur të instaluar aplikacionin në të dyja pajisjet që do kryejnë transfertë, ndërsa për t’i dërguar të dhënat në kompjutër Mac, transferimi bëhet nëpërmjet Wi-Fi ose nëpërmjet Bluetooth-it. Nuk do të ketë asnjëlloj problemi nëse transeron një, dy apo më shumë foto njëkohësisht, pra nuk ka limite në zgjedhje.
Transfr është i disponueshëm në App Store me çmimin 1,79€. Është kompatibël me iPhone 3GS, iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPod Touch (gjenerata 3-të), iPod touch (gjenerata 4-të), iPod touch (gjenerata 5-të) dhe iPad. Kërkon iOS 5.1 ose një version më të ri.
/Altin Tufa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *