Apple pritet të prezantojë sistemin e ri iOS 7

0

Apple po bën pregaditjet e fundit për sistemin e ri të operimit iOS 7. Në këtë system do ketë shumë ndryshime dhe plot risi të reja. Version i ri është pothuajse i panjohur. Kjo për arsye se kompania nuk ka dhënë shumë detaje. Qëllimi është për të bërë sistemin të duket sa më i pastër dhe sa më tërheqës.

Disa njerëz do ndihen shumë mirë me sistemin e ri, i cili do ta kthej telefonin si një të ri. Për disa të tjerë do të jetë pak çorientues për arsye të risive që do të ketë. Gjetja e aplikacioneve do të jetë ndryshe dhe shumë njerëz mund të kenë përvoja negative. Nga ana tjetër, kjo është një deklaratë e qartë nga Apple se ajo ka nevojë për një rifreskim të ndërfaqes dhe është e gatshme për të bërë diçka sadopak dramatike.

Firma njoftoi se përdoruesit do të kenë mundesi të kenë akses në stacionet me llojin e muzikës më të preferuar për ta, duke u mbështetur në historinë e këngëve të dëgjuara më parë. Me këtë opsion Apple i hap sfidë Last.fm, Pandora, Spotify dhe produkteve të tjera të ngjashme.

iOS 7 do të ketë një system kontrolli me funksionet më të përdoruar si Wi-Fi, Bluetooth, ndryshimin e volumit, shërbime nga siri për të bërë kërkime në internet etj. Gjithashtu do të ketë shumë fonte të reja për pamjen e shkrimit. Ajo që na mbetet është të presim dhe ta përjetojmë këtë system operimi që po flitet me kaq bujë.

/Ejup Lila/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here