Apple nxjerr në treg iPhone 5s dhe 5c

Apple nxjerr në treg  iPhone 5s dhe 5c

Të rinjtë e dhënë pas teknologjisë dhe telefonave kanë tani munësinë të kenë në duar iPhone 5s dhe 5c. Mëngjesin e sotmëm në një dyqan në Tokio janë regjistruar rreth 700 persona. Disa ditë më parë kompania Apple prazantoi dy modelet e reja të iPhone 5s dhe 5c. iPhone 5S do të ketë ekranin e ndjeshëm në

Të rinjtë e dhënë pas teknologjisë dhe telefonave kanë tani munësinë të kenë në duar iPhone 5s dhe 5c. Mëngjesin e sotmëm në një dyqan në Tokio janë regjistruar rreth 700 persona.

Disa ditë më parë kompania Apple prazantoi dy modelet e reja të iPhone 5s dhe 5c. iPhone 5S do të ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4 inç dhe do të përdor teknologjinë Retina me 1136 x 640 piksel, në tri ngjyra të ndryshme, duke e përfshirë edhe atë të artën.

iPhone 5S do të ketë procesorin A7 64 bit (mund të operojnë aplikacionet me 32 dhe 64 bit). Ky procesor përfshin edhe CoreMotion API, e cila mat lëvizjen e njeriut, ndërsa kompania Nike ka krijuar edhe aplikacionin Nike+ Move për iPhone 5S. Kamera e iPhone 5S është shumë e avancuar.

Ajo incizon video në Slo-Mo me 120 korniza për sekondë në 720p ndërsa mund të bëjë fotografi prej 10 kornizave për sekondë, duke e shtypur butonin e vetëm në telefon, dhe më pas telefoni ua zgjedh fotografinë më të bukur (karakeristikë që ekziston te Samsung Galaxy S3 dhe S4).

Funksioni më i rëndësishëm i këtij telefoni mund të konsiderohet skaneri i gjurmëve të gishtit, i cili mund të bëhet përmes softuerit “Touch ID”.

Sensori i gjurmëve të gishtërinjve i Touch ID është me kapacitet, 170 mikronë i hollë, dhe ka një rezolucion prej 500 ppi, skanon shtresat e mesme lëkurore dhe ka një lexueshmëri prej 360 shkallësh.

iPhone 5C ka një dizajn të ri të shkëlqyeshëm me më shumë ngjyra. iPhone 5c është i disponueshëm në 5 ngjyra të ndryshme, blu, e bardhë, e kuqe, e verdhë dhe jeshile.

Pjesa e pasme e iPhone 5C është tërësisht e polikarbonizuar ndërsa brenda është ndërtuar me një metodë të re konstruktimi me përforcim të çeliktë.

E tërë pjesa e pasme dhe pjesët anësore janë bërë nga një pjesë e vetme, është nga një sipërfaqe xhami, me mundësi për shumë prekje.

Modeli prej 16 GB vjen në çmimin prej 99 dollarësh dhe modeli me 32 GB për 199 dollarë për një kontratë dy vjeçare.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar