“Apolonia International Fest 2013” vjen në edicionin e nëntë

“Apolonia International Fest 2013” vjen në edicionin e nëntë

Edicioni i nëntë i “Apolonia International Fest 2013” vjen këtë javë me shfaqje nga gjini të ndryshme të artit si ekspozita, muzikë nga ansamble të ftuar, festival jazz, shfaqje teatri dhe koncerte simfonike. Këtë vit festivali pritet  të ketë një program të pasur artistik, mes tyre përmendim dhe pjesëmarrjen e ansambleve popullore shqiptare dhe të

Edicioni i nëntë i “Apolonia International Fest 2013” vjen këtë javë me shfaqje nga gjini të ndryshme të artit si ekspozita, muzikë nga ansamble të ftuar, festival jazz, shfaqje teatri dhe koncerte simfonike.

Këtë vit festivali pritet  të ketë një program të pasur artistik, mes tyre përmendim dhe pjesëmarrjen e ansambleve popullore shqiptare dhe të huaja, ekspozita, apo dhe Festivalin Ndërkombëtar të Jazit që pas Tiranës do të zhvendoset në Apolloni.

Programi do të vijë dhe me pjesë operistike të Xhuzepe Verdit, ku në skenë do të jenë artistë të njohur, por nuk do të mungojnë dhe shfaqje teatrore.

Për publikun nuk do të mungojnë edhe  veprat e njohura të Rossinit, “Berberi i Seviljes”. Përveç operës “Berberi i Seviljes”.

Por përtej Fierit do të ketë dhe dy ditë shfaqje në Puglia (Itali) më datë 28 korrik dhe 18 gusht.

Festivali do të mbahet në datat 18 deri në 23 korrik në Fier dhe në parkun arkeologjik të Apollonisë.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar