Apeli zbardh vendimin, ja pse u lirua Fullani

Gjykata e Apelit ka bërë me dije argumentat që kanë sjellë ndryshimin e masës për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Sipas Apelit Kundrejt Fullanit nuk ka pasur ndonjë provë apo incident që të vërtetojë se është përson me rrezikshmëri. Rezulton të jetë qytetar me një personalitet të mirë, banues në Tiranë me adresë

Gjykata e Apelit ka bërë me dije argumentat që kanë sjellë ndryshimin e masës për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Sipas Apelit Kundrejt Fullanit nuk ka pasur ndonjë provë apo incident që të vërtetojë se është përson me rrezikshmëri. Rezulton të jetë qytetar me një personalitet të mirë, banues në Tiranë me adresë banimi të saktë si dhe funksionar i lartë në institucionin më të lartë financiar në vend. Vepra penale për të cilën akuzohet nuk parashikon një dënim të lartë, ku do të përbënte rrezik largimi i tij.

Nga ana tjetër për të folur mbi procesin e drejtësinë nuk ka prova që dëshmojnë se i dyshuari Ardian Fullani të ketë kryer veprime në mënyrë që të ndërhyjë në zbardhjen e çështjes. Përkundrazi ai ka qenë gjithmonë i gatshëm të bashkëpunojë me organin e prokurorisë duke iu përgjigjur pyetjeve të dërguara me shkresë e duke vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe nuk është larguar në asnjë moment.

Ndërkohë në seancën e djeshme plenare Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi me 72 vota pro dhe 6 kundwr Guvernatorin, Ardian Fullani si dhe me 76 vota pro Inspektoren e Përgjithshme, Elvira Golemi. Kjo e fundit është në “arrest me burg”, ndërsa Fullani në “arrest shtëpie”

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar