Apartamentet, ndryshon tabela e çmimeve të shitjes

Apartamentet, ndryshon tabela e çmimeve të shitjes

Çmimet që janë përdorur më parë nga specialistë të zyrave të Regjistrimit të Pasurive të  Paluajtshme, për efekt të rivlerësimit të banesave janë çmimet e tregut të lirë apartamentëve të hartuar nga Enti Kombëtar i Banesave . Enti Kombëtar i Banesave ka nxjerrë një hartë çmimesh që përveҫse ka qëllim orientues, do të  shërbejë gjithashtu

Çmimet që janë përdorur më parë nga specialistë të zyrave të Regjistrimit të Pasurive të  Paluajtshme, për efekt të rivlerësimit të banesave janë çmimet e tregut të lirë apartamentëve të hartuar nga Enti Kombëtar i Banesave .

Enti Kombëtar i Banesave ka nxjerrë një hartë çmimesh që përveҫse ka qëllim orientues, do të  shërbejë gjithashtu edhe për të sanksionuar më  pas taksën që do të përdorin zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme gjatë hipotekimit të  banesave.

Në  bazë të  këtij ligji personi që do t’i  shesë shtëpinë e tij një personi tjetër duhet të paguajë  tatimin mbi fitim që është 10 për qind.

Për zonën e Tiranës vlerat e tregut të lirë janë  hartuar sipas ndarjes zonale bazuar nga informacionet e marra nga agjencitë e ndryshme imobilare.

Vendimi për caktimin e çmimeve ndërmerret për të shmangur çdo abuzim të mundshëm që bëhet gjatë shitjes së apartamenteve, duke ulur vlerën reale të shitjes për shkak të shmangies së pagesës së tatimi.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar