“Ansambli i valleve të mbajë titullin Panajot Kanaçi”

“Ansambli i valleve të mbajë titullin Panajot Kanaçi”

Sezonin artistik i Ansamblit Kombëtar i Këngëve dhe Valleve nis me një koncert dedikuar mjeshtrit të njohur të koreografisë Panajot Kanaçi. Në këtë koncert, që pritet të jetë në skenë në ditët e fundit të muajit shtator, sipas mjeshtrit popullor Rexhep Çeliku janë përzgjedhur pjesët më pikante të krijimtarisë së koreografit të shquar Panajot Kanaçi.

Sezonin artistik i Ansamblit Kombëtar i Këngëve dhe Valleve nis me një koncert dedikuar mjeshtrit të njohur të koreografisë Panajot Kanaçi. Në këtë koncert, që pritet të jetë në skenë në ditët e fundit të muajit shtator, sipas mjeshtrit popullor Rexhep Çeliku janë përzgjedhur pjesët më pikante të krijimtarisë së koreografit të shquar Panajot Kanaçi.

“Ne prej disa ditësh po zhvillojmë provat për këtë koncert që vjen në nder të babait të koreografisë shqiptare, Panajot Kanaçit. Për këtë koncert janë përzgjedhur pjesët më të bukura dhe më të veçanta të krijimtarisë së tij, të cilat edhe në ditët e sotme janë pjesë e repertorit. Këtu do të jetë i gjithë ansambli”, tha Rexhep Çeliku.

Rexhep Çeliku si një nxënës i tij, tregon se edhe në punën e tij ndër vite ai ka ecur në gjurmët e koreografit të madh shqiptar. “Për 25 vite unë kam qenë pranë mjeshtrit Panajot Kanaçi. I kam qëndruar pranë në punën e tij, dhe unë vijoj të eci në gjurmët e tij”, u shpreh Rexhep Çeliku, valltar dhe koreograf popullor.

“Që pas vdekje së tij më 1996 ne propozuam që Ansamblit Kombëtar ti jepej emri Panajot Kanaçi, por kjo gjë nuk u bë e mundur, por emri i tij e nderon ansamblin. Propozuam që babait të koreografisë ti jepej titulli “Nderi i Kombit”, por dhe kjo kërkesë nuk u mor parasysh. Janë me qindra krijime që mbajnë emrin e tij si vallja e njohur “Festë të madhe ka sot Shqipëria” apo dhe valle të tjera, por dhe baletit shqiptar i dha frymë kombëtare”, shton valltari popullor Rexhep Çeliku.

Koreografi i njohur Panajot Kanaçi, përveçse vuri themelet e ansamblit, ai ka lëvruar gjini të ndryshme të valleve. Pasi kreu studimet e larta për regjisor balet maestër në Institutin Shtetëror të Artit Teatror në Moskë(1956-1960), realizoi në fushën e koreografisë disa nga vallet më të njohura popullore shqiptare: “Vallëzimi i shqipeve”, “Vallja e gështenjave”, “Suitë vallesh të Tiranës” e plot të tjera. Panajot Kanaçi vuri në skenë baletin e parë kombëtar shqiptar “Halili dhe Hajria”, me muzikë të Tish Daisë,(1963), që u pasua nga baleti “Delina”, “Joniada” dhe “Shote dhe Azem Galica”, pastaj erdhën më shumë se 200 valle të krijuara prej tij.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar