Ankandi i parë për 2014-n, shiten 26.7 mld lekë bono thesari

Banka e Shqipërisë ka zhvilluar dje ankandin për shitjen e 4 miliardë lekë obligacione fikse 3-vjeçare. Ky ishte ankandi i parë i vitit 2014-të ku nuk është arritur të sigurohet e gjithë shuma e kërkuar. Sipas rezultateve të ankandit, shuma e kërkuar ishte 1.23 miliardë lekë, nga e cila u pranuan vetëm 1.13 miliardë lekë,

Banka e Shqipërisë ka zhvilluar dje ankandin për shitjen e 4 miliardë lekë obligacione fikse 3-vjeçare. Ky ishte ankandi i parë i vitit 2014-të ku nuk është arritur të sigurohet e gjithë shuma e kërkuar. Sipas rezultateve të ankandit, shuma e kërkuar ishte 1.23 miliardë lekë, nga e cila u pranuan vetëm 1.13 miliardë lekë, duke bërë që financat të marrin vetëm 28% të shumës së kërkuar. Për shkak të mungesës së kërkesës, interesi (kuponi) arriti në 5.68%, nga 5.45% që ishte kuponi indikativ.

Ndërkohë Banka e Shqipërisë do të shesë sot për llogari të Ministrisë së Financave 26.7 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 6 dhe 12-mujor. Për bonot me afat maturimi 12-mujor shuma e shpallur për shitje është 10.6 miliardë lekë, nga të cilat, gati 2 miliardë lekë i takojnë Bankës së Shqipërisë. Ndërsa për bonot me afat maturimi 6-mujor, financat do të tentojnë të shesin 16.1 miliardë lekë, nga të cilat, 14.8 miliardë lekë i takojnë Bankës së Shqipërisë.

Përgjithësisht, në ankandin e parë të çdo fillimviti shuma e shpallur për shitje është relativisht më e lartë në raport me ankandet e zakonshme.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar