Anglishtja provim i detyrueshëm në Maturën Shtetërore

0

Vitin që vjen anglishtja do të jetë provim i detyruar për të gjithë maturantët.

Ky vendim është konfirmuar disa ditë më parë nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, sipas një udhëzimi që mban numrin 60.

Sipas këtij udhëzimi të MAS, testi i gjuhës së huaj do të hartohet në përputhje me gjuhën që parapëlqen secili maturant në nivelin gjuhësor A2. Gjuhët e huaja në provim do të jetë anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Preferencat e maturantit për ketë provim do të pasqyrohen në Formularin A1 dhe A1Z. Testi gjuhës së huaj si provim i detyruar do të hartohet nga AKP dhe provimi do të administrohet nga DAR/ZA-të përkatës. Vlerësimi do të realizohet nga AKP-ja sipas një udhëzimi të ministrisë.

\Muzafere Dema\

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here