Angela Merkel dhe vizioni i saj për Europën

Këtë të martë, kancelarja gjermane, Angela Merkel mbajti para Parlamentit Europian në Strasburg  fjalimin për të ardhmen e Europës. Ajo u shpreh pro idesë së krijimit të ushtrisë europiane. Fjalimi i kancelares gjermane u prit me shumë interes për sa i përket  vizionit që do paraqiste kancelarja gjermane në mandatin e saj të fundit për

Këtë të martë, kancelarja gjermane, Angela Merkel mbajti para Parlamentit Europian në Strasburg  fjalimin për të ardhmen e Europës. Ajo u shpreh pro idesë së krijimit të ushtrisë europiane.

Fjalimi i kancelares gjermane u prit me shumë interes për sa i përket  vizionit që do paraqiste kancelarja gjermane në mandatin e saj të fundit për bashkësinë europiane.

Gjithashtu, presidenti francez  Emmanuel Macron u shpreh para pak ditësh për krijimin e një ushtrie europiane, dhe mori kritika të forta nga presidenti amerikan, Donald Trump, edhe kancelarja Merkel u pozicionua në Strasburg. Ajo u shpreh pro krijimit të ushtrisë europiane. Në Parlamentin Europian në Strasburg, ajo e mbështeti idenë e presidentit francez. “Ne duhet të punojmë për vizionin që një ditë të kemi edhe një ushtri të vërtetë europiane.”

Në fjalimin e saj Kancelarja Merkel preku edhe çështjen e euros duke theksuar, se euro mund të funksionojë si monedhë e përbashkët, vetëm nëse të gjithë i kryejnë detyrimet e tyre. Në BE është ndezur konflikti me Italinë për buxhetin e qeverisë populiste, që nuk e ndjek kursin e kursimeve.

Kancelarja gjermane, theksoi gjithashtu, se një BE digjitale do të bëhet, vetëm, nëse përpjekjet globale dështojnë.

 

/T.Mazreku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar