Andrra që të ҫon në vitin 1950

              Ëndrra që nisi në Tiranë dhe përfundoi në Shkodër na ktheu pas në një kohë tjetër për 12 orë, me muzikën jazz dhe veshjet e viteve 40’-50’. Mbi 400 shqiptarë dhe të huaj u bënë pjesë e maratonës swing të organizuar nga shoqata kulturore Hemingway.   Ëndrra nis

 

Muzik

 

 

 

 

 

 

Ëndrra që nisi në Tiranë dhe përfundoi në Shkodër na ktheu pas në një kohë tjetër për 12 orë, me muzikën jazz dhe veshjet e viteve 40’-50’. Mbi 400 shqiptarë dhe të huaj u bënë pjesë e maratonës swing të organizuar nga shoqata kulturore Hemingway.

 

Ëndrra nis në Tiranë me ritmet e muzikës jazz. Me këtë biletë jeton një ëndërr, por kujdes bileta mbahet gjate gjithë kohës me vete, në të kundërt zgjohesh nga ëndrra. 

Mbi 400 persona u bënë pjesë e Andrra n’tren, një swing maratone e organizuar nga shoqata Kulturore “Hemingway”. Përveç ritmeve te muzikës Jazz, kodi i veshjes në vitet 40-50′ të pjesëmarrësve na ktheu pas në kohë. 

 

Të shkujdesur, me hare.. të rinj, fëmijë e të moshuar, shqiptarë dhe të huaj u ngjitën në trenin nga Tirana për në Shkodër. 

Brenda në tren artistë italiane performuan muziken jazz live bashkë me dashamirësit e jazzit duke krijuar një atmosferë me aromën e të shkuarës.

 

Pas më shumë se 4 orë udhëtim, Andrra n’tren ka zbritur në Shkodër, ku vijon koncerti në lëvizje me bandën italiane. Një pjesë muzikore nga Michael Supnik u zhvillua në Muzeun e Kujtesës.

 

                                                                                                                                                                                                                                  Pёrgatiti: F.Bushi

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar