Ançeloti:kam super ekip, skam nevojë për lojtarë të rinj

Ançeloti:kam super ekip, skam nevojë për lojtarë të rinj

Karlo Ançeloti, trajneri i cili ka zënë vendin e Portugezit, Hoze Murinjo në pankinën e “Los Blancove” ka mbetur shumë i kënaqur me ekipin i cili ka në dispozicion. Gjatë një interviste të dhënë për ‘AS’, ai i ka bërë skanerin ekipit nga Isko, te Ozil,deri te Higuain dhe Ronaldo. Ançeloti pohon se kryesore është

Karlo Ançeloti, trajneri i cili ka zënë vendin e Portugezit, Hoze Murinjo në pankinën e “Los Blancove” ka mbetur shumë i kënaqur me ekipin i cili ka në dispozicion.

Gjatë një interviste të dhënë për ‘AS’, ai i ka bërë skanerin ekipit nga Isko, te Ozil,deri te Higuain dhe Ronaldo.

Ançeloti pohon se kryesore është raporti mes lojtarëve dhe orientimi mes tyre.

“Jemi në një fazë përgatitore dhe më duhet t’i njoh më mirë dhe më nga afër lojtarët e mi. Ky është edhe një proces njohjeje”, – nënvizoi Ançeloti duke analizuar lojtarët me imtësi.

“Atmosfera në ekip është mjaft pozitive. Kemi tipa të ndryshëm në ekip dhe përshtatja do kohën e vet. Ozil sigurisht që përshtatet shumë mirë me Ronaldon. Karvajal dhe Isko treguan personalitet në fushë, ndërsa më pëlqeu shumë loja inteligjente e tyre. Jam krenar që kam një skuadër kaq cilësore dhe do bëjmë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë formën e duhur.

Tani ndihem i kompletuar dhe nuk kam më nevojë për lojtarë të rinj”, – përfundoi Ançeloti.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar