Amnisty: Qeveria shqiptare dhe bashkia nuk po bëjnë agjë pë të ndihmuar romët”

Amnisty: Qeveria shqiptare dhe bashkia nuk po bëjnë agjë pë të ndihmuar romët”

Amnisty ka deklaruar sërisht se “as qeveria dhe as bashkia nuk kanë bërë asgjë për t’i ndihmuar apo strehuar përkohësisht’. Në deklaratën e saj për shtyp drejtuar autoriteteve shqiptare dje, më 9 gusht, Amnesty International thekson: “Familje rome u dëbuan më 7 gusht dhe tani janë të pastrehë. As pushteti vendor i Tiranës dhe as

Amnisty ka deklaruar sërisht se “as qeveria dhe as bashkia nuk kanë bërë asgjë për t’i ndihmuar apo strehuar përkohësisht’.

Në deklaratën e saj për shtyp drejtuar autoriteteve shqiptare dje, më 9 gusht, Amnesty International thekson:

“Familje rome u dëbuan më 7 gusht dhe tani janë të pastrehë. As pushteti vendor i Tiranës dhe as ai Qeveria nuk kanë bërë asgjë për t’i ndihmuar apo për t’iu afruar strehim alternativ. Familjet rome, disa prej të cilave kanë jetuar për 10 vjet pranë qendrës së kryeqytetit janë dëbuar me dhunë më 7 gusht. Atë mëngjes, firma e ndërtimit ka prishur shtatë ose tetë shtëpi të improvizuara, para se policia t’iu përgjigjet thirrjeve të zyrës së Avokatit të Popullit dhe OSBE-së në Tiranë dhe ndalur dëbimin e tyre dhe shembjen e banesave. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë urdhëroi kompaninë për të ndaluar punën në vend dhe kërkoi që ndërtimi të ndalet deri sa të gjendet një strehim për to. Pas shkatërrimit të banesave, shumë romë kanë fjetur në rrugë. Ata nuk kanë ku të shkojnë dhe nuk kanë ku të mbrohen nga të nxehtit e verës prej rreth 37 gradë Celsius,”- thuhet në apelin e Amnisty.

“Disa romë kanë propozuar që të marrin të gjitha sendet e tyre dhe të protestojnë para Bashkisë së Tiranës. Edhe 30 familje të tjera u larguan nga zona në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, pasi ishin kërcënuar nga punëtorët e kompanisë se shtëpitë e tyre do të shkatërrohen. Pas njoftimit se ata po gërmonin në koshat e mbeturinave për të gjetur diçka për të ngrënë, tani janë duke u ndihmuar me ujë e ushqim nga një shoqatë”,- përfundon letra e Amnisty.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar