Ambasadori ynë në Greqi: Ligji i Luftës “jo patate e nxehtë”

Ambasadori ynw nw Greqi, Dashnor Dervishi në një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ka deklaruar se ligji i luftws nuk wshtw njw patate e nxehtw. Sipast tij edhe nga ana e Greqisw wshtw kuptuar se ky ligj duhet anulluar. “Një nga këto probleme që pësëritej nëpër koridore është ligji i luftës. Nuk është më

Ambasadori ynw nw Greqi, Dashnor Dervishi në një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ka deklaruar se ligji i luftws nuk wshtw njw patate e nxehtw. Sipast tij edhe nga ana e Greqisw wshtw kuptuar se ky ligj duhet anulluar.

“Një nga këto probleme që pësëritej nëpër koridore është ligji i luftës. Nuk është më një patate e nxehtë. Në Athinë është kuptuar se është një ligj anakronik që duhet anulluar. Anullimi i tij do të çlirojë shumë energji pozitive një pjesë e mirë e çështjeve që janë pjesë e axhendave tona do të futen në procesin e zgjidhjes si derivatit të saj. Që zgjidhjet të jenë të përhershme ato kërkojnë transparencë, krijimin e besimit reciprok, nuk pranohen kushtëzime, në fund të dyja palët të ndihen të fituara”, tha Dervishi.

Ndwr te tjera u fol pwr ccwshtjen e toponimeve, ccwshtjen CCame dhe pwr paktin detar mes dy vendeve.
Për çështjen e Toponimeve sipas të cilit kërkesa për këtë çështje nga pala greke është bërë 4 vjet më parë, por është neglizhuar nga pala shqiptare.

“Kërkesa është bërë nga pala greke 4 vjet më parë, fqinjët e tjerë e zgjidhën ndërsa ne e neglizhuam. Unë kam qenë edhe para 4 vitesh që e neglizhova, në fund çështja u zgjidh. Zgjidhja u shit në opinionin grek si një favor që Greqia i kishte bërë Shqipërisë, por ishte kërkesë e Greqisë për ne”, tha Dervishi.

Pwr çështjen Çame ambasadori tha që tashmë kjo nuk është më një tabu, por kërkohet shumë më tepër për të gjetur formula të zgjidhjeve të çështjeve.

“Duhet theksuar se ka një hap cilësor në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Në takimet e shumta dhe bisedat e zhvilluara, tezat dhe axhendat janë hedhur në tavolinë dhe janë bërë transparente. Tashmë mund të themi se nuk ka më sekerete mes nesh. Një pjesë e mirë e problematikës është bërë publike dhe përbën pjesën më interesante të analziave dhe debateve publike në masmedia.” Tha Dervishi.

Ndwrkohw pwr paktin detar Ambasadori ynw tha se falë punës diplomatike kemi qëndruar larg incidenteve.

“Pas prishjes së Paktit detar pati ngrirje në marrëdhëniet, kryesisht nga pala greke dhe pala jonë u përshtat me situatën. Pasioni i nacionalizmit i futi partitë në grackë, por falë punës diplomatike kemi qëndruar larg incidenteve”, u shpreh Dervishi.

/ Ejup Lila /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar