Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, thekson se Shqipëria duhet të vazhdojë në të njëjtën rrugë për të arritur objektivat si vend anëtar i MATO-s dhe aleat i SHBA-ve. Deklarata e diplomatit amerikan erdhi gjatë një vizitës që ai zhvilloi në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, thekson se Shqipëria duhet të vazhdojë në të njëjtën rrugë për të arritur objektivat si vend anëtar i MATO-s dhe aleat i SHBA-ve.
Deklarata e diplomatit amerikan erdhi gjatë një vizitës që ai zhvilloi në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga ministrja Mimi Kodheli.
Ministrja Kodheli shprehu vlerësimin e saj për marrëdhënien e shkëlqyer mes dy vendeve dhe e garantoi ambasadorin Lu për vullnetin e qeverisë shqiptare për t’i forcuar akoma më tej këto marrëdhënie.
Znj. Kodheli vlerësoi mbështetjen e SHBAve për vendin tonë dhe për Forcat e Armatosura në kuadër të NATOs dhe misioneve të përbashkëta në funksion të paqes dhe stabilitetit në botë. Shqipëria, tha ajo, do të vijojë të jetë përkrah aleatit të saj strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe vendosjen e paqes dhe demokracisë.
Ministrja e Mbrojtjes e garantoi diplomatin amerikan se do të vazhdojë të ndjekë rrugën pozitive përballë sfidave të sigurisë. “Ne po përmirësojmë, modernizojmë dhe po luftojmë korrupsionin”, theksoi ministrja Kodheli.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqiperi z. Lu u ndal tek marrëdhënia e mirë mes SHBAve dhe Shqipërisë dhe tek miqësia mes dy popujve duke theksuar se Shqipëria duhet të vazhdojë në të njëjtën rrugë për të arritur objektivat si vend anëtar i NATOs dhe aleat i SHBAve.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *