Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, zhvilloi një takim të hapur me studentë në Kolegjin Universitar “Bedër”, fokusuar në modelin shqiptar të harmonisë, bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar. Fillimisht përcollën mesazhet e tyre studentët përfaqësues nga katër institucione të larta akademike: Enxhi Hasmeta, Kolegji Universitar “Bedër”, Erjeta Çela, Zoja e Këshillit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, zhvilloi një takim të hapur me studentë në Kolegjin Universitar “Bedër”, fokusuar në modelin shqiptar të harmonisë, bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar.
Fillimisht përcollën mesazhet e tyre studentët përfaqësues nga katër institucione të larta akademike: Enxhi Hasmeta, Kolegji Universitar “Bedër”, Erjeta Çela, Zoja e Këshillit të Mirë; Kristabela Goga, Akademia Teologjike Ortodokse; dhe Zef Marku, Instituti Teologjik Katolik. Në mesazhet e tyre studentët ndanë mbresat nga takimet e ngjashme të zhvilluara më parë, si dhe eksperiencat nga jeta personale.
Ambasadori Donald Lu përgëzoi nismat e tilla. Si shembull të bashkëjetesës fetare ai dha edhe atë të familjes së tij.
Gjatë fjalës ambasadori amerikan motivoi të rinjtë për të vazhduar në rrugën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare. “E di që të gjithë ju do të jeni pjesë e brezit që do t’i japë fund dhunës që justifikohet përmes fesë”, shtoi z. Lu.
Takimi me studentët vazhdoi me pjesën pyetje-përgjigje, ku Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, së bashku me të pranishmit e tjerë, theksuan rolin e rëndësishëm që kanë të rinjtë në ecjen përpara të shoqërisë shqiptare.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *