Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë: Berisha këshilltar i Bashës

0

Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Vili Minarolli, i cili është një ndër anëtarët më të vjetër të Partisë Demokratike ka deklaruar se humbja e  PD në zgjedhjet  e 23 qershorit ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të duhur të kësaj partie.

“Humbja e zgjedhjeve erdhi nga mosfunksionimi normal i jetës së brendshme të partisë, që nga caktimi i listës së kandidatëve për deputetë, duke rinovuar një numër të madh kandidaturash, personalizimi i fushatës zgjedhore nga lidershipet e partive’’, ka cituar Minarolli dje për gazëtën ‘’ Shqip’’.

Ndër të tjera ai nuk ka lënë pa përmendur edhe kryeministrin në detyrë, Berishën, për të cilin ka shprehur vlerësimin maksimal për rolin që ka luajtur për drejtimin e PD, ku ka theksuar se ai do të jetë dhe këshilltari i kryetarit të ri të kësaj partie, Bashës.

“Zoti Berisha ka qenë drejtues shteti dhe drejtues i PDSH-së që nga themelimi i saj dhe ky drejtim ka qenë vetëm histori suksesi në PDSH. Unë mendoj se zoti Berisha duhet të jetë një këshilltar me shumë vlerë për lidershipin e ri të PD-së dhe jam i bindur se ai di ta luajë shumë mirë edhe këtë rol”, shprehet ai.

Në fund të deklaratës, ai ka vlerësuar dhe vizitat e bëra nga kryeministri i ri Rama, në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve me shtetet si Italia dhe Turqia, gjithashtu ka vlersuar dhe ministrat e rinj të zgjedhur.

/Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here