Ambasadori i Holandës: Qeveria e re premtuese, por duhet të punojë shumë

0

Ambasada holandeze e konsideroi përbërjen e kabinetit qeveritar të Edi Ramës si premtuese.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Martin-de-Labeij, tha se ka bindjen që ata do t’i kryejnë mire detyrat e ngarkuara në bazë të profesionalizmit që kanë.

Ai shprehu kënaqësinë e tij për rritjen e numrit të grave në qeveri dhe tha se , sipas tij, ato janë emra që sjellin një eksperiencë të mire në fushat përkatëse.

Gjatë intervistës së tij për ‘‘Top Channel’’, ambasadori De-Labeij tha se me rëndësi është ecja me hapa të shpejtë në procesin e integrimit.

“Qeveria ka vendosur integrimin si prioritet në axhendën e saj. Ata pritet të punojnë shumë. Siç e dini, mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-së zhvillohet në dhjetor dhe qeverisë së re do t’i duhet shumë punë. Ne shpresojmë se ata do t’ia dalin me punën e tyre në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE”, theksoi ambasadori i ri i Holandës në Shqipëri.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here