Ambasada holandeze e konsideroi përbërjen e kabinetit qeveritar të Edi Ramës si premtuese. Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Martin-de-Labeij, tha se ka bindjen që ata do t’i kryejnë mire detyrat e ngarkuara në bazë të profesionalizmit që kanë. Ai shprehu kënaqësinë e tij për rritjen e numrit të grave në qeveri dhe tha se , sipas
Ambasada holandeze e konsideroi përbërjen e kabinetit qeveritar të Edi Ramës si premtuese.
Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Martin-de-Labeij, tha se ka bindjen që ata do t’i kryejnë mire detyrat e ngarkuara në bazë të profesionalizmit që kanë.
Ai shprehu kënaqësinë e tij për rritjen e numrit të grave në qeveri dhe tha se , sipas tij, ato janë emra që sjellin një eksperiencë të mire në fushat përkatëse.
Gjatë intervistës së tij për ‘‘Top Channel’’, ambasadori De-Labeij tha se me rëndësi është ecja me hapa të shpejtë në procesin e integrimit.
“Qeveria ka vendosur integrimin si prioritet në axhendën e saj. Ata pritet të punojnë shumë. Siç e dini, mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-së zhvillohet në dhjetor dhe qeverisë së re do t’i duhet shumë punë. Ne shpresojmë se ata do t’ia dalin me punën e tyre në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE”, theksoi ambasadori i ri i Holandës në Shqipëri.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *