Ambasadori grek: Bashkëpunimi mes dy vendeve mbetet primar

0

Ambasadori i Greqisë në Shqipëri Leonidas Rokanas, gjatë konferencës së mbajtur sot rreth marrëdhënieve Shqipëri-Greqi, deklaroi se Shqiptarët do të jenë gjithmonë të mirëpritur në shtetin Helen. Ai shtoi gjithashtu se ndërlidhja mes dy vendeve fqinje është një çështje me përparësi për tu diskutuar pasi edhe lidhja mes tyre është e veçantë.

“Në marrëdhëniet mes dy vendeve ka pasur dhe gabime, por me bashkëpunimin intensiv do të kapërcehet çdo pengesë”-tha Ambasadori.

Njëkohësisht ai nuk la pa përmendur faktin se Greqia renditet e dyta për sa i takon marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë.

Ndërsa Arta Dade, aktualisht kryetarja e komisionit të jashtëm parlamentar, tha se marrëdhëniet mes dy shteteve janë primare përsa i përket konsolidimit të mëtejshëm. Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në këtë fushë.

Ajo kujtoi gjithashtu se të dy vendet janë të ndërvarur ekonomikisht dhe se për këtë nevojitet bashkëpunimi i vazhdueshëm mes parlamenteve përkatëse.

“Të gjithë duhet të bashkohen drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke shtuar se për këtë është e domosdoshme mbështetja e fqinjëve”-përfundoi ajo.

/Erzen Carja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here