Sequi optimist për bashkëpunimin mazhorancë-opozitë

Sequi optimist për bashkëpunimin mazhorancë-opozitë

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi pas mbylljes së seancës së parë parlamentare është shprehur optimist për bashkëpunimin mazhorancë-opozitë. Zgjedhja e Metës si Kryetar Kuvendi është zhvilluar në mënyrë paqësore , dhe të rregullt. “Do të doja t’i jap urimet më të mira kryetarit të ri Ilir Meta për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit. Nuk kam

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi pas mbylljes së seancës së parë parlamentare është shprehur optimist për bashkëpunimin mazhorancë-opozitë. Zgjedhja e Metës si Kryetar Kuvendi është zhvilluar në mënyrë paqësore , dhe të rregullt.

“Do të doja t’i jap urimet më të mira kryetarit të ri Ilir Meta për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit. Nuk kam dyshim se do ta udhëheqë Kuvendin në mënyrë të urtë dhe efikase. Dëshiroj të theksoj dhe rezultatin dhe rëndësinë e numrave që dolën. Është e rëndësishme sepse siç kemi thënë edhe në prioritetet kyçe të BE-së Parlamenti është një institucion kyç dhe ka një rol tepër kyç në sistemin e kontrollit dhe balancave. Gjatë fjalimit të Metës, mbajta disa fjalë shënim që janë shumë të rëndësishme, si Integrimi në BE, që po ecën në mënyrë paralele”, theksoi Sequi për median.

/Armela Ago/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar