Qeveria po përgatit draftin për mbylljen e tre ambasadave në Ballkan, përkatësisht në Kroaci, në Bosnje-Hercegovinë dhe në Malin e Zi. I pyetur nga gazeta “Illyria”, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk ka dhënë ende përgjigje. Gazeta pyeti gjithashtu zëdhënësin e ministrisë Glevin Dervishi, i cili tha se ia ka përcjellë instancave kërkesën për
Qeveria po përgatit draftin për mbylljen e tre ambasadave në Ballkan, përkatësisht në Kroaci, në Bosnje-Hercegovinë dhe në Malin e Zi.
I pyetur nga gazeta “Illyria”, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk ka dhënë ende përgjigje.
Gazeta pyeti gjithashtu zëdhënësin e ministrisë Glevin Dervishi, i cili tha se ia ka përcjellë instancave kërkesën për konfirmim apo mohim. Më pas, zëdhënësi Dervishi pohoi se po bëhet vlerësimi i punës së ambasadës në Bosnje e Hercegovinë, por as mohoi dhe as pohoi sakaq, mbylljen e kësaj ambasade si dhe në Kroaci e Mal të Zi. Për momentin këto ambasada mund të konsiderohen të falimentuara për mundësinë që ato kanë për të funksionuar, pasi buxheti që Ministria e Jashtme ka akorduar më herët për to nuk i kalon të 400 mijë eurot.
Në Sarajevë ambasada funksionon vetëm me ambasadorin, në Zagreb dhe në Podgoricë funksionojnë me ambasadorin dhe dy punonjës të tjerë.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *