Ambasada Amerikane ruan tapa për “Albania Cap Project”, për qytetarë me aftësi të kufizuar

Albania Cap Project është ndër të paktat organizata jofitimprurëse në vend, që përmes punës së palodhur të vullnetarëve mblidhen tapa nga e gjithë Shqipëria për t’i dhuruaj një karrocë një qytetari me aftësi të kufizuar, që në kushtet e tij nuk do të kishte mundësi për ta blerë. Kjo organizatë, e cila ka si moto

Albania Cap Project është ndër të paktat organizata jofitimprurëse në vend, që përmes punës së palodhur të vullnetarëve mblidhen tapa nga e gjithë Shqipëria për t’i dhuruaj një karrocë një qytetari me aftësi të kufizuar, që në kushtet e tij nuk do të kishte mundësi për ta blerë. Kjo organizatë, e cila ka si moto mbledhjen e tapave në mënyrë vullnetare ka vënë në lëvizje çdo familje shqiptare, shkolla, student, aktivitet biznesi e deri në Ambasadën Amerikane, e cila nuk kish si të mos e vërente duke e dekoruar me çmimin “Act Now”.  Për të ditur më shumë rreth kësaj organizate, si vepron e projektet e saj për të ardhmen do të na flasi koordinatorja, Ada Shehu.

“Është ndryshe ta shohësh nga ekrani i televizorit, gjatë marrjes së çmimit “Act Now” ne e pamë nga afër ambasadën kudo ishin vendosur kosha me tapa, ishin plot dhe ato na i dorëzojnë herë pas here.  Të shikosh njerëz me rëndësi, sa të përgjegjshëm janë për ambientin dhe njerëz në nevojë, është vërtet emocionuese.”

-Për ato që nuk e njohin çfarë është “Albania Cap Project”?

Albania Cap Project është një projekt humanitar, i cili ka për qëllim që përmes riciklimit të tapave plastike të bëjë të mundur marrjen e karrocave për persona me aftësi tëkufizuar që nuk kanë mundësi ta blejnë. Përveç kësaj ka dhe shumë dobi të tjera, ku ndër më kryesoret përmendim dobinë që ka për mjedisin. Për ta thënë me fjalë të theshta, një tape të vetme i duhen me qindra vjet që toka ta dekompozitojë, ndërsa përms riciklimit kjo gjë bëhet më e thjeshtë. Deri më tani ky riciklim kryej në Turqi, ku tapat eksportoheshin në Izmir, por tani organizatorët kanë menduar që riciklimi të behet në Shqipëri dhe me të ardhurat, karrocat të blihen në Shqipëri. Kjo për arsye dhe të përzgjedhjes së karrocës në bazë të parametrave konçize në nevojë të qytetarit, si mosha apo përmasat e trupit.

-Si nisi kjo iniciativë?

Nisi si diçka shumë e thjeshtë midis 5 miqsh, që kishin një ide, një ëndërr dhe e bënë të mundur e më pas e zgjeruan më tej përmes rrjeteve sociale. Sot organizata numëron rreth 300 vullnetarë.  Pra funksionon përmes punës së vullnetarëve, të cilët paraqiten pranë lokaleve, shkollave e ambienteve të ndryshme për të marrë tapa e më pas ato dërgohen për riciklim e nga të ardhurat e tyre përfitojmë karroca, përkatësisht nga mbledhja e 250 kg tapa bëhet përfitimi i një karroce. Albania Cap Project ka një vit që vepron në vend, kjo mënyrë organizimi egziston dhe në vende të tjera, por që veprojnë në mënyrë të pavarur.

-Sa vullnetarë numëron organizata?

Siç e thashë edhe më parë numri i vullnetarëve aktiv që paraqiten në ambiente të ndryshme për mbledhjen e tapave është rreth 300. Duhet të kemi parasysh dhe njerëz të thjeshtë mund të përmend anëtarët e familjes time apo anëtarë të familjeve të ndyshme. Janë të shumtë njerëzit që mbledhin tapa, por numri zyrtar i vullnetarëve aktiv është rreth 300.

-Si realizohet përzedhja e fitursve të karrocës?

Egziston një formular aplikimi që bëhet i mundur për të gjithë përsonat që kanë nevojë për një karrocë. Ato mund t’i drejtohen për ndihmë secilit nga vullnetarëve apo kordinatorëve. Në vend egzistojnë 800 persona që janë në listën e pritjes në organet zyrtare, ku dërgojnë kërkesën e tyre dhe ne mundohemi të lidhemi me këto persona për të bërë të mundur dhe për to. Gjithashtu ka dhe raste kur i njohim personalisht këto persona, por që përsëri dhe ato u duhet të plotësojnë formularin me kërkesën përkatëse. Pra egzistojnë të dyja rastet, personi përzgjidhet nga liste apo kur mund t’i njohim personalisht.

-Sa karroca janë shpërnarë deri tani në vend?

Deri më tani janë shpërnarë katër karroca dhe presim të shpëndajmë dhe disa të tjera shumë shpejt. Keto karroca janë shpërndarë në qytete të ndryshme.

-Cilat janë disa aktivitetet që zhvillon organizata?

Aktivitet që janë zhvilluar lidhen kryesisht me shpërnarjen e karrocave, ku përgatiten aktivitete të ndryshme nga vullnetarët. Gjatë shpërndarjes së karrocave ka pasur dhe aktivitete ne ndihmë të njerëzve në nevojë. Perkatësisht janë zhvilluar në vendet ku janë shpërndarë karrocat si Tiranë, Durrës e Vlorë.

-Keni marrë cmimin “Act Now” nga Ambasada Amerikane, çdo të thotë kjo për ju?

Çmimi është shumë i rëndësishëm për ne. Është çmimi i parë që marrim të gjithë si organizatë, ndërsa i dyti për organizatën pasi koordinarorja për të gjithë Shqipërinë, Mimi Barushi ka marrë çmimin e parë parë për projektin “World Different” që u organizua nga Vodafone. Ky ishte çmimi i dytë dhe ishte një emocion shumë i madh. Atë ditë kemi qënë të gjithë organizatorët nga qytete të ndryshmë përfshi koordinatoren e përgjithshme. Për të gjithë ishte nje emocion i veçantë. Unë e kam thënë dhe herë të tjera, sa herë ne bëjmë diçka nuk kërkojmë shpërblim apo të na thonë bravo, por vlerësimi me çmim nga Ambasada Amerikane do të thotë që po bëjmë diçka të mirë.

-Nisur dhe nga funksionimi i Albania Cap Project, çfarë mund të na thoni për solidaritetin e shoqërisë shqiptare?

Në fillim kam qenë pak skeptike dhe kur e them tani më vjen turp. Sot e kësaj dite po bëjmë një vit dhe ka një ndryshim themelor. Në fillim kishim shumë pak veta vetëm një rreth të ngushtë miqsh që besonin, por tani janë shumë njerëz, njerëz që i njohim dhe nuk i njohim. Kur lëviz nëpër qytet me ndodh të më ndalojnë njerëz që nuk i njoh vetëm për të më dhënë sasinë e tapave që kanë mbledhur. Është shumë shpresë që i jepet vullnetarizmit në vend, një mendim i mirë në rritje për mua personalisht dhe jo vetëm .

-Projektet që ka organizata për të ardhmen?

Shumë interesante pyetja! Ne kemi një projekt shumë të madh që e presim në hyrje të verës. Do të shpërndahen disa karroca, pasi është mbledhur një sasi e madhe tapash, ku flasim për disa ton tapash. Do të shpërndahen shumë karroca ndoshta 10 po akoma nuk bëhet e ditur, por do të jenë shumë ato që do të përfitojnë. Në këtë aktivitet do të ketë shumë të ftuar për t’i dhënë akoma më shtysë projektit. I pranishëm do të jetë ambasadori Z.Aleksandër Arvizu. Na prentoi që do të vinte dhe do të na mbështeste ashtu siç ka bërë deri më tani. Do të ketë të ftuar specialë dhe shumë surpriza. Meqë përmenda Z.Arvizu dua të ndalem pak. Është ndryshe ta shohësh nga ekrani i televizorit, gjatë marrjes së çmimit “Act Now” ne e pamë nga afër Ambasadën kudo ishin vendosur kosha me tapa, ishin plot dhe ato na i dorëzojnë herë pas here.  Të shikosh njerëz me rëndësi,sa të përgjeqshëm janë për ambientin dhe njerëz në nevojë, është vërtet emocionuese.

Rovena Dupi

unnamed (1)unnamed (3)unnamed (6)unnamed (4)unnamed (2)

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar