Ambasada Amerikane: Kujdes ku parkoni!

0

Atentatet mafioze të ndodhura kohët e fundit në vendin tonë kanë dhënë alarm tek Ambasada Amerikane, e cila me anë të një mesazhi të publikuar në internet u tërheq vëmendjen qytetarëve të saj të jenë më të kujdesshëm kur parkojnë automjetin e tyre.

“Në media, kohët e fundit janë raportuar rritja e përdorimit të pajisjeve shpërthyese ku në shënjestër kanë qenë dëmtimi i pronave të individëve të ndryshëm. Atentatet me eksploziv janë drejtuar kundër biznesmenëve ose për mosmarrëveshje personale”, thuhet në mesazh.

Më tej në mesazh thuhet se ç do qytetar amerikan duhet të jetë i mirëinformuar mbi lajmet lokale dhe njoftimet që bën qeveria. “Ne inkurajojmë qytetarët amerikanë që të praktikojnë masa të mira për sigurinë personale. Të mbajë një nivel të lartë vigjilence dhe të ndërmarrin hapat e duhura për të rritur sigurinë personale”.

/Osman Stafa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here