Sapo mori fund vetmia e Alvin Berishës në kampin Al Hol të sirisë, lajmin e ka bërë të ditur kryeminstri i vendit zoti Edi Rama ku në një postim në rrjetet sociale ai tha se nxjerrja e Alvin Berishës u bë falë bashkëpunimit të një skuadre speciale të Policisë Shqiptare me partnerët italianë. 11-vjeçari u
Sapo mori fund vetmia e Alvin Berishës në kampin Al Hol të sirisë, lajmin e ka bërë të ditur kryeminstri i vendit zoti Edi Rama ku në një postim në rrjetet sociale ai tha se nxjerrja e Alvin Berishës u bë falë bashkëpunimit të një skuadre speciale të Policisë Shqiptare me partnerët italianë.
11-vjeçari u shoqërua drejt ambasadës italiane në Beirut nga vetë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Aty ai do të pajiset me dokumentet e nevojshme për të udhëtuar më pas drejt Italisë.
“Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane. Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm”.
Në fund Kryeministri thekson se përpjekja e autoriteteve shqiptare nuk mbyllet këtu, “sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…“
L.K
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *