Alonso: Nuk iki

Alonso: Nuk iki

Mesfushori i Real Madrid, Xabı Alonso përjashton çdo mundësi për një rikthim të mundshëm në Premier League. Ai hedh poshtë zërat që e lidhin me klube të ndryshme në ishull, pavarësisht se kontrata e tij me klubin spanjoll skadon pas 12 muajsh. Mediat britanike kanë nisur të shkruajnë për një largim të mundshëm të mesfushorit

Mesfushori i Real Madrid, Xabı Alonso përjashton çdo mundësi për një rikthim të mundshëm në Premier League. Ai hedh poshtë zërat që e lidhin me klube të ndryshme në ishull, pavarësisht se kontrata e tij me klubin spanjoll skadon pas 12 muajsh. Mediat britanike kanë nisur të shkruajnë për një largim të mundshëm të mesfushorit që në muajin nëntor, por me kalimin e kohës zërat janë shtuar.

Në listën e pretendenteve për të siguruar shërbimet e 31-vjeçarit janë Çelsi dhe mbi të gjithë Livepuli ku ka kaluar një nga periudhat më të artë të karrierës së tij.

I cituar nga tabloidi “Daily Mail”, lojtari merengues mjaftohet me një “jo” të thjeshtë, duke përjashtuar çdo mundësi rikthimi në ishull, të paktën gjatë kësaj vere.

Mesazhi për Karlo Ançelotin është i qartë, Alonso do të luftojë për një vend titullari te “Los Blancos”, pavarësisht se konkurrenca në mesfushë është rritur me blerjen e Iskos e Ilaramendit.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar