“Alonso mund të fitonte në Kanada”

“Alonso mund të fitonte në Kanada”

Drejtuesit e Ferrarit besojnë se nëse piloti i tyre Fernando Alonso do të nisej nga vija e parë bashkë me Sebastian Vetelin, ai mund ta fitonte çmimin e madh të Kanadasë. Zyrtari i skuderisë italiane, Stefano Domenikali, në një konferencë tha se gjërat do kishin qenë ndryshe nëse Alonso do ta niste garën në radhë

Drejtuesit e Ferrarit besojnë se nëse piloti i tyre Fernando Alonso do të nisej nga vija e parë bashkë me Sebastian Vetelin, ai mund ta fitonte çmimin e madh të Kanadasë.

Zyrtari i skuderisë italiane, Stefano Domenikali, në një konferencë tha se gjërat do kishin qenë ndryshe nëse Alonso do ta niste garën në radhë të parë. “Tani duhet të mendojmë për garat e ardhshme dhe të rregullojmë gabimet. Kjo është shumë e lehtë për t’u thënë, por shumë e vështirë për t’u bërë”, ka tjënë Domenikali.

Ai shton se të gjithë e panë performancën gjatë garës që ishte shumë e mirë dhe Alonso bëri një garë të pabesueshme. Spanjolli e nisi garën në vendin e gjashtë, dhe në garë rikuperoi mjaft duke u pozicionuar i dyti në podium.

 /Klajdi Lleshi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar