Alonso dominon ne Cirkuitin e Katalunjas

Alonso dominon ne Cirkuitin e Katalunjas

Fernando Alonso dominoi në Çmimin e Madh të Spanjës duke regjistruar dhe fitoren e dytë për këtë sezon të Formula 1. Piloti i Ferrarit, i cili e nisi garën nga vendi i pestë, bëri një paraqitje të mirë në cirkutin e Katalunjas dhe tashmë renditet në vendin e tretë në klasifikimin e pilotëve me 72

Fernando Alonso dominoi në Çmimin e Madh të Spanjës duke regjistruar dhe fitoren e dytë për këtë sezon të Formula 1. Piloti i Ferrarit, i cili e nisi garën nga vendi i pestë, bëri një paraqitje të mirë në cirkutin e Katalunjas dhe tashmë renditet në vendin e tretë në klasifikimin e pilotëve me 72 pikë. Paraqitje e mirë dhe për shokun e tij të skuadrës, Felipe Massa që u rendit në vendin e tretë duke u rikthyer në podium pas një kohë të gjatë.

Në mes të makinave Ferrari hyri Kimi Raikkonen me Lotusin e tij. Dy makinat e Red Bull nuk arritën më shumë se vendi i katërt për Vettel dhe i pesti për Ëebber.

Zhgënjen Mercedes

Niko Rosberg që e nisi garën i pari u rendit i gjashti, ndërsa ishte një garë për t’u harruar ajo për Leëis Hamilton, i cili e mbylli garen në vendin e 12.

Pas garës së Katalunjas, Vettel vazhdon të jetë lider me 89 pikë, i ndjekur nga Raikkonen me vetëm 4 pikë më pak.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar