“Allianz Arena” së shpejti me xhami

“Allianz Arena” së shpejti me xhami

Kryesia e klubit gjerman të Bajernit të Mynihut ka vendosur të ndërtojë një xhami në ambientet e stadiumit “Allianz Arena”. Kjo do të jetë faltorja e parë në botë për besimtarët myslimanë që ndërtohet brenda një stadiumi. Vendimi erdhi pas propozimit të lojtarit francez Frank Riberi, i cili kërkonte një ambient për të kryer ritet

Kryesia e klubit gjerman të Bajernit të Mynihut ka vendosur të ndërtojë një xhami në ambientet e stadiumit “Allianz Arena”. Kjo do të jetë faltorja e parë në botë për besimtarët myslimanë që ndërtohet brenda një stadiumi.

Vendimi erdhi pas propozimit të lojtarit francez Frank Riberi, i cili kërkonte një ambient për të kryer ritet e tij fetare. Ideja u vlerësua nga kryesia e klubit dhe menjëherë u vendos që të ndërtohet një xhami e përshtatshme, jo vetëm për lojtarët, por edhe për tifozët.

Klubi i Bajernit të Mynihut ka marrë përsipër 85 % të shpenzimeve për ndërtimin e kësaj xhamie, ndërsa pjesa tjetër do të investohet nga vetë lojtarët dhe tifozët.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar