Trajneri i Milanit, Massimilisno Allegri, ka paralajmëruar sulmuesin Mario Balotelli që të ndalojë sjelljet e tij fëminore dhe të fillojë të sillet si një kampion. Italiani mori kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen e humbur kundër Napolit. Ai do të humb tre ndeshje duke përfshirë edhe derbin me Juventusin. Ndërkohë, gjatë prezantimit të lojtarit
Trajneri i Milanit, Massimilisno Allegri, ka paralajmëruar sulmuesin Mario Balotelli që të ndalojë sjelljet e tij fëminore dhe të fillojë të sillet si një kampion. Italiani mori kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen e humbur kundër Napolit. Ai do të humb tre ndeshje duke përfshirë edhe derbin me Juventusin.
Ndërkohë, gjatë prezantimit të lojtarit në janarin e kaluar i ka thënë që ta “mbydhte” gojën gjatë ndeshjeve. Ai ka insistuar se Balotelli duhet të ruhet në ndeshjet e rëndësishme, dhe se duhet të ndryshojë sjellje pasi kjo gjë i kushton shumë shokëve të skuadrës.
“Mario ka bërë një gabim, duke penalizuar skuadrën, klubi dhe tifozët duhet ta ndryshojnë këtë. Balotelli duhet të tregohet më i qetë për të mbrojtur veten pasi ai shkakton faull dhe nuk duhet të nervozohet dhe ti qëndrojë larg arbitrave. Duhet qëndruar larg arbitrave sepse ata mund të infuencohen negativisht”, tha trajneri për mediat.
Ndërkohë më tej ai shtoi se: “Mario është 23 vjeç, dhe nuk është më një fëmijë dhe për tu bërë një kampion duhet të ndryshojë sjellje sepse ti je një shembull për të gjithë ata që të admirojnë. Unë shpresoj që ai të reflektojë dhe ta ndihmojë klubin”.
Milan do të përballet sot me Bologna me shpresen e rikthimit tek fitorja dhe ngjitjes ne rënditje pasi ata ndodhen në vendin e 11 në Serie A.
/Xhevahir Qardaku/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *