Alkooli dëmton lëkurën dhe flokët

Pijet me bazë alkooli janë ato që mbizotërojnë në çdo festë dhe kanë një konsumim të konsiderueshëm nga të rinjtë duke mos marrë parasysh dëmtimet që shkakton në organizëm. Alkooli jo vetëm shkakton dhimbje koke të nesërmen në mëngjes, por edhe dehidraton rëndë organizmin. Kjo gjë dëmton rëndë lëkurën pasi trupi metabolizon ujin e pakët

Pijet me bazë alkooli janë ato që mbizotërojnë në çdo festë dhe kanë një konsumim të konsiderueshëm nga të rinjtë duke mos marrë parasysh dëmtimet që shkakton në organizëm.

Alkooli jo vetëm shkakton dhimbje koke të nesërmen në mëngjes, por edhe dehidraton rëndë organizmin. Kjo gjë dëmton rëndë lëkurën pasi trupi metabolizon ujin e pakët të mbetur përpara se të mbërrijë në epidermë. Nga ana tjetër është edhe dëmtimi i flokëve duke i bërë ato më pak rezistentë ndaj këputjes.

Alkooli mund të shkaktojë edhe vazodilatacionin  duke e bërë lëkurën më të zbehtë, pra ai dëmton trurin po ashtu edhe lëkurën. Ajo që këshillohet nga mjekët është përdorimi me kujdes i alkoolit dhe në rastin më të mirë shmangia e përdorimit të tij.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar