Alkooli shkaktari kryesor i 5.9% të vdekjeve globale

Organizata Botërore e Shëndetësise ka dhënë alarmin se konsumimi i alkoolit vret 3.3 milionë njerëz në mbarë botën çdo vit, më shumë se SIDA, tuberkulozi apo sëmundjet kancerogjene. OBSH paralajmëroi se konsumimi i pijeve alkoolike po vjen gjithmonë e në rritje. Dukë përfshirë dhunën e shkaktuar nga alkooli, abuzimin me pijet alkoolike, çrregullimet e sëmudjeve

Organizata Botërore e Shëndetësise ka dhënë alarmin se konsumimi i alkoolit vret 3.3 milionë njerëz në mbarë botën çdo vit, më shumë se SIDA, tuberkulozi apo sëmundjet kancerogjene. OBSH paralajmëroi se konsumimi i pijeve alkoolike po vjen gjithmonë e në rritje.

Dukë përfshirë dhunën e shkaktuar nga alkooli, abuzimin me pijet alkoolike, çrregullimet e sëmudjeve etj., alkooli është shkaktar i një nga 20 vdekje në vit, në mbarë botën. Që në fakt përkthehet në 1 vdekje për 10 sekonda.

Sipas statistikave në vitin 2012, alkooli ka shkaktuar vdekjen e 3.3 milion banorëve në botë e cila përbën 5.9% të vdekjeve globale. Në krahasim me vdekjet që shkaktohen nga sëmundje të tjera zë përqindjen më të madhe. E thënë me shifra, në rend global SIDA është përgjegjëse për 2.8% të vdekjeve, tuberkulozi për 1.7% të vdekjeve dhe vdekja e shkaktuar nga dhuna zë 0.9%.

Oleg Chestnov nga OBSH në deklaratën për konsumimin e alkoolit në raport global tregoi dëmet e këtij të fundit ndaj shëndetit publik dhe dha alarmin e marrjes së masave të menjëhershme.

Konsumi abuziv ndaj alkoolit i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve infektive si tuberkulozi, pneumonia, etj. Ai është përgjegjës në të shumtën e rasteve i prekjes së sëmundjeve të zemrës apo diabetit. Nuk është lënë pa përmendur edhe rasti se alkooli është shkaktar i 17.1% të akisdenteve.

Raporti tregon se mesatarisht, çdo person mbi moshën 15 vjeç në mbarë botën pi 6.2 litra alkool të pastër në një vit.

OBSH bën thirrje se shtetet botërore duhet të jenë përgjegjëse për ndërgjegjësimin e konsumatorëve dhe dëmet që vijnë si pasojë e alkoolit.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar