Alket Rizai: Grekët donin ta vrisnin Marian Kolën, ‘’ka gisht” edhe policia shqiptare

Alket Rizai: Grekët donin ta vrisnin Marian Kolën, ‘’ka gisht” edhe policia shqiptare

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Alket Rizai është prononcuar për herë të parë për vrasjen e Marian Kolës duke deklaruar se policia greke donte ta vriste Kolën dhe jo ta arrestonte. ‘’Policia greke donte ta vriste Marian Kolën. Unë dyshoj shumë që në vrasjen e tij ka gisht dhe policia shqiptare”. I arratisur dy

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Alket Rizai është prononcuar për herë të parë për vrasjen e Marian Kolës duke deklaruar se policia greke donte ta vriste Kolën dhe jo ta arrestonte.

‘’Policia greke donte ta vriste Marian Kolën. Unë dyshoj shumë që në vrasjen e tij ka gisht dhe policia shqiptare”.

I arratisur dy herë nga burgu dhe i ‘dështuar’ në tentativën e tretë, Alket Rizai flet për “GSH” nga burgu i sigurisë së lartë të Dhomokosit në Greqi.

“E njoh Marian Kolën, por nuk kisha aq miqësi sa përflitet. Nuk ka aspak lidhje që ai do të më ndihmonte mua të arratisem. Unë ruhem në Dhomokos me 500 forca policie”, thotë Rizai.

Më tej flet për dyshimet e tij për vrasjen e Kolës, që me shumë gjasë thekson Rizai “mund të ketë gisht dhe policia shqiptare’’.

Në lidhje me pyetjen që i është bërë nga gazetarët nëse ai do të tentojë të arratiset sërish nga burgu, Rizai është përgjigjur:

“Si mendoni ju, do ta kaloj unë tërë jetën në burg?’’

/Klajdi Lleshi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar