Alexis i kuq, apo djali borgjez i babait?

Editorial nga “Corriere della Sera” Ish-studenti rebel zgjedh Robin Hoodin. Është 40 vjeç, është inxhinier civil me master në urbanistikë. Shkolla publike, laike dhe vetëm greke. Anglishten e ka mësuar kur ishte i rritur, ende jo rrjedhshëm, pavarësisht kurseve intensivë vitin e fundit. Edhe babai i tij ka qenë inxhinier, sipërmarrës ndërtimesh. Ka disa zëra

Editorial nga “Corriere della Sera”

Ish-studenti rebel zgjedh Robin Hoodin. Është 40 vjeç, është inxhinier civil me master në urbanistikë. Shkolla publike, laike dhe vetëm greke. Anglishten e ka mësuar kur ishte i rritur, ende jo rrjedhshëm, pavarësisht kurseve intensivë vitin e fundit. Edhe babai i tij ka qenë inxhinier, sipërmarrës ndërtimesh. Ka disa zëra për të, që thonë se arrinte të punonte edhe me regjimin e kolonelëve. Është folur për një hallë të Tsiprasin, që ishte martuar me numrin dy të diktaturës.

Politikanët, do të thoshte Forest Gumpi, janë si çokollatat: mund të shohësh letrën që i mbështjell, por nuk e di asnjëherë se çfarë mund të gjesh brenda. Letra që ka mbështjellë shkaktarin e frikës së Europës, Alexis Tsipras, triumfuesin e zgjedhjeve në Greqi, lë pak dyshime:  është flamuri i kuq. Në vend të kryqeve dhe të ikonave ortodokse, në zyrat e partisë janë varur portretet e Rosa Luxemburgut dhe Karl Marxit. Eshtë fytyra e Che Guevarës në bluza, në shirita, në manifeste. Eshtë ylberi i lëvizjeve “no global”, ekologjistëve, libertarëve dhe pacifistëve të rritur në vitet nëntëdhjetë, jetimë të komunizmit të vërtetë. Në paketim mungon tërësisht drapëri dhe çekani, por vetëm sepse ka mbetur në zotërim të KKE, Partisë komuniste greke, e cila është e bindur se nën “zarfin” e Syrizas është i fshehur një Tsipras socialdemokrat, ose siç e kanë shkruajtur në karikatura, një i shitur tek “financa ndërkombëtare”.

Tsiprasi është prej vitit 2008 president i një koalicioni të të majtës ekstreme (Syriza), e cila përpara se ai të merrte udhëheqjen merrte jo më shumë se 2% dhe që më vonë, me të riun në krye të saj, u rrit nga zgjedhjet në zgjedhje. Një vit më vonë ishte 5%, në vitin 2012 16%, më tej 26% dhe sot diçka më pak se 40%.

“Armët” e partisë mbetën të njëjta, por presidenti i ri ishte diçka më mirë. Në mënyrën e të folurit, të veshurit, të qëndrimit në tv, të shënjestrimit me radhë të objektivave politikë dhe të bindjes së të gjithë bashkëpunëtorëve për t’i ndjekur. Apo për t’u larguar. Tsiprasi ka dëbuar shumë konkurrentë, themelues, ish mentorë, duke e ruajtur gjithmonë lidershipin me forcë, karizmë dhe fitore.

Po ta shohësh nuk të ngjan si revolucionar, më shumë një radikal “chic”. Pakëz llak në flokë, golfe dhe xhupa “Burberry”. Kravatë nuk mban asnjëherë, sikur të ndiejë një fetish për të kundërtën. Edhe e ka premtuar madje: “Do të mbaj një kollare vetëm në ceremoninë e anullimit të borxhit publik”. Një kravatë për 320 miliardë euro do të ishte goxha biznes, sigurisht më bindës se sa i vetmi ves i tij i njohur, parukieri në sheshin Kolonaki, më eleganti i Athinës, ku një qethje dhe larje kushtojnë 60 Euro.

Kush ndodhet poshtë mbështjellëses? Ndoshta ekzemplari i parë i një specieje të re politike, ajo e Robin Hoodit të Europës së re, të varfëruar dhe kinezëruar. Eshtë një djalë borgjez që nuk arrin të pranojë se demokracia nuk bën më rimë me mirëqenien. Që Europa nuk do të thotë më të drejta njerëzore dhe mikpritje për emigrantët. Që dikush është keq dhe nuk ka një spital për ta shëruar. Ndoshta ka ai të drejtë, ndoshta jo. Por po e provon. Dhe grekët bashkë me të. Qëndrimi në Euro, për Tsiprasin, do të thotë qëndrim në një kuadër vlerash që përfshijnë demokracinë, shëndetin publik, arsimin dhe shanset e barabarta.

Eshtë 40 vjeç, është inxhinier civil me master në urbanistikë. Shkolla publike, laike dhe vetëm greke. Anglishten e ka mësuar kur ishte i rritur, ende jo rrjedhshëm, pavarësisht kurseve intensivë vitin e fundit. Edhe babai i tij ka qenë inxhinier, sipërmarrës ndërtimesh. Ka disa zëra për të, që thonë se arrinte të punonte edhe me regjimin e kolonelëve. Eshtë folur për një hallë të Tsiprasin, që ishte martuar me numrin dy të diktaturës. “Familje progresiste – ia pret shkurt Tsiprasi – sigurisht jo komuniste”. Një që nuk ka punuar kurrë në jetën e tij, që bën revolucionarin me paratë e babait, e akuzojnë kundërshtarët.

Dora Antoniu, gazetare e Kathimerinit, thotë se Alexis është një lloj përsëritësi. “Gjestet dhe lëvizjet i ka si Papandreu i dikurshëm (ish lideri i gjithëpushtetshëm i socialistëve grekë të viteve ’70). Dalëngadalë madje ka mësuar të përdorë edhe tonin e tij të zërit”. Për shumë lexues centristë të poshtëruar nga Krizë, të qënurit një “Papandre i ri” nuk është fyerje, por një kompliment. Ndërkohë, për frymën super të majtë të Syrizas tingëllon tmerrshëm.

Deri dje ka qenë kjo merita e tij kryesore: thoshte gjëra që nuk ka thënë kurrë askush – si për shembull mos pagimi i borxheve – dhe në të njëjtën kohë qëndrim në Euro, me buzëqeshjen e djalit të mirë të stampuar në fytyrë. I besueshëm dhe qetësues. Si atëherë kur merrte tragetin për në Bari, për të shkuar në manifestimet antiglobal në Itali. Në fakt u dëbua dhe u kthye po me traget.

Ka lindur në vitin 1974 kur në Greqi u rikthye demokracia. E tija është bota e garancive, e sigurive. Studentët bëjnë studentët: protestojnë, zënë hapësira, ulërasin. POlicët janë policë: bastisin, godasin, por në fund të fundit në Xhenova vetëm një viktimë kishte. Zakonisht nuk vdes askush dhe pas manifestimit të gjithë shkojnë bashkë të shohin ndeshjen. Përse Tsiprasi duhet të mendojë se në Bruksel apo në Frankfurt bota duhet të jetë ndryshe? Grekët janë të uritur. Nuk është e drejtë, nuk është “demokratike”, pra dikush duhet t’i dëgjojë. Mjafton të protestosh, të dëgjohesh, ashtu si në kohërat e protestave studentore.

“Shpresa po vjen” ka qenë slogani i fushatës së tij elektorale. Greqia kishte nevojë, ashtu si kishte nevojë për dikë që bashkon revolucionin dhe stabilitetin. “Në Greqi dhe në Europë, me fundin e masave shtrënguese do të rikthehet demokracia”. Eshtë një refleks i kushtëzuar, një shtrembërim semantik. Demokraci do të thotë mirëqenie. Europë do të thotë drejtësi. Për të fituar zgjedhjet, i funksionoi…

/bota.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar