Alegri trajneri i ri i Romës?

Alegri trajneri i ri i Romës?

Drejtori i përgjithshëm i Romës, Franko Baldini, i intervistuar nga RAI, konfirmon se Masimiliano Alegri është kandidatura e parë për t’u ulur në pankinën e verdhekuqëve pas largimit të Zdenek Zeman. Megjithatë, Baldini ka thënë se gjithçka do të përcaktohet në ditët e ardhshme, pasi për momentin ka edhe disa alternative të tjera. Në lidhje

Drejtori i përgjithshëm i Romës, Franko Baldini, i intervistuar nga RAI, konfirmon se Masimiliano Alegri është kandidatura e parë për t’u ulur në pankinën e verdhekuqëve pas largimit të Zdenek Zeman.

Megjithatë, Baldini ka thënë se gjithçka do të përcaktohet në ditët e ardhshme, pasi për momentin ka edhe disa alternative të tjera. Në lidhje me lojtarët e Romës që kërkohen nga klube të ndryshme, ai ka pohuar se ka shumë oferta për disa lojtarë, por beson se për këtë çeshtje i takon futbollistëve të thonë fjalën e fundit.

Roma gjithashtu ka në plan për të sjellë lojtarë të mirë për t’u pregatitur për sezonin e ardhshëm, pasi sezoni që lamë pas ishte me të vërtetë zhgënjyes për kryeqytetasit.

/Dorjan Gjepali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar