Alegri: Juve synon Kupën e Italisë dhe Champions

Trajneri I Juventusit I është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nese Pirlo do të luaj në finale e kupës. “Pirlo luan, ai është një lojtar fitues dhe do të na ndihmojë që të fitojmë”. Alegri I është përgjigjur edhe kritikëve të cilët skuadrën e tij e cilësojnë si “zebër” si një skudër të trembur, por ai

Trajneri I Juventusit I është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nese Pirlo do të luaj në finale e kupës. “Pirlo luan, ai është një lojtar fitues dhe do të na ndihmojë që të fitojmë”.

Alegri I është përgjigjur edhe kritikëve të cilët skuadrën e tij e cilësojnë si “zebër” si një skudër të trembur, por ai e ka quajtur skuadrën e tij “tigër”.

Tripleta? “Tani për tani mendoj për Lacion, kësaj pyetjeje I përgjigjem pas finales së Berlinit” u shpreh trajneri bardhezi.

Katër kampionate. Cfarë mund të na thoni për ecurinë e skuadrës? “Skuadra ka punuar mirë jo vetëm këtë vit por edhe vitet e fundit. Shpresojmë që të kemi edhe vitin tjetër të njëjtën ecuri edhe pse do të jetë e vështirë”.

“Gjithsesi shpresojmë qe te fitojmë kupën e Italisë edhe pse do të kemi shumë presion, ky trofe I mungon Juves prej njëzet vitesh dhe do të ishte I dhjeti.  Në raste suksesi skuadra do të shkonte më e motivuar më 6 qershor në Berlin” mbyll deklaratën e tij trajneri I Juventusit.

/Ermand Vrapi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar