Albin Kurti është zgjedhur në krye të partisë Vetëvendosja si kandidat i vetëm me gati 99% të votave. Më pak se 1% e aktivistëve të kësaj force politike deklaruan kundër dhe shumë më pak abstenuan ndaj themeluesit të parisë. Vetëvendosja me anë të një njoftimi shpreh falenderimet për të gjithë aktivistët
Albin Kurti është zgjedhur në krye të partisë Vetëvendosja si kandidat i vetëm me gati 99% të votave. Më pak se 1% e aktivistëve të kësaj force politike deklaruan kundër dhe shumë më pak abstenuan ndaj themeluesit të parisë.
Vetëvendosja me anë të një njoftimi shpreh falenderimet për të gjithë aktivistët e përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve të brendshme dhe përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi.
Në procesin e votimit mes shumë atyre që nuk moren pjesë ishin Visar Omeri, Dardan Molliqaj, DardanSejdiu, ndërsa Shpend Ahmeti votoi në momentin e fundit para se të mbyllej votimi.
Lëvizja Vetëvendosje ka rreth 30 mijë anëtarë, por në zgjedhje, nga sa pretendon ajo uk morën pjesë as 30 për qind e tyre. Këta polemika ishin të pritshme.
Votimi që i kthen Albin Kurtit timonin e forcës politike së krijuar prej tij përpara 13 viteve, konfirmoi nga ana tjetër përçarjen e thellë në radhët e Vetëvendosjes, që kërcënon ta çojë atë drejt ndarjes, siç parashikojnë shumë analistë. Grupi i drejtuar nga Ymeri, mendohet se do të jetë ai që do të formojë partinë e re.
Përgatiti: E.B
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *