Alarmi për bombë në drejtorinë e Kolaudimit ishte i rremë

Një telefonatë e mbërritur në orët e para të mëngjesit lajmëronte se në ambientet e kësaj drejtorie ishte vendosur një sasi eksplozivi. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur se telefonata e orës 08.05 paralajmëronte për një shpërthim eksplozivi pas 20 minutash në mjediset e kompleksit të godinave të ndërmarrjes së

Një telefonatë e mbërritur në orët e para të mëngjesit lajmëronte se në ambientet e kësaj drejtorie ishte vendosur një sasi eksplozivi.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur se telefonata e orës 08.05 paralajmëronte për një shpërthim eksplozivi pas 20 minutash në mjediset e kompleksit të godinave të ndërmarrjes së njohur në zonën e Shkozetit, 2.5 km larg qendrës së Durrësit.

Forcat e policisë, ato të ndërhyrjes së shpejtë dhe specialistët me qen antieksploziv kanë vazhduar kontrollet që prej afro dy orësh në të gjithë territorin e ndërmarrjes dhe në përfundim të tyre nuk ka patur asnjë rezultat, çka do të thotë se alarmi ka qenë i rremë, shtuan burimet e policisë. Ndërkaq, ka nisur hetimi për prejardhjen e telefonatës dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Alarm për bombë në drejtorinë e Kolaudimit të Automjeteve

(09:20) – Drejtoria e Kolaudimit të Automjeteve në Shkozet të Durrësit, u vu nën alarm sot në mëngjes, për shkak të një telefonate që thoshte se atje ishte vendosur një bombë.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat po punojnë për të zbardhur rastin. Puna në këtë drejtori është pezulluar, teksa organet e hetimit po zhvillojnë kontrolle të detajuara.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar