Një udhëtar kinez ka harruar valixhen në tualetin e në Aeroportin e Rinasit dhe kjo ka shkaktuar panik tek udhëtarët që prisnin të niseshin në mngjesin e sotëm. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se “ ka qenë një valixhe e harruar në WC-n e aeroportit, që ka ngjadhur dyshim tek një qyteta, i cili
Një udhëtar kinez ka harruar valixhen në tualetin e në Aeroportin e Rinasit dhe kjo ka shkaktuar panik tek udhëtarët që prisnin të niseshin në mngjesin e sotëm.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se “ ka qenë një valixhe e harruar në WC-n e aeroportit, që ka ngjadhur dyshim tek një qyteta, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.”
Forcat Blu rrethuan të gjithë aeroportin dhe hetuan edhe valixhen që shkaktoi alarmin. Pak më vonë përmes kamerave u identifikua se pronari i valixhes ishte një kinez, i cili e kishte harruar. Brenda valixhes gjendeshin mjete elektrike të parrezikshme.
Ndërkohë zyrtarë nga aeroporti theksuan se duhet bërë hetimi i objekteve të dyshimta duke marrë parasysh luftën kundër terrorizmit. E gjithë situata është vënë nënkontroll dhe puna ka vijuar normalisht në aeroport.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *