“Al Jazeera”, zbulon zhdukjen e 500 fëmijëve në Greqi

0

Gazetarja e ““Al Jazeera”, Sarah Macdonald ka zbuluar zhdukjen e rreth 500 fëmijëve romë, nga një qendër rehabilitimi në Athinë.

“Agia Varvara” është qendra e trajtimit të fëmijëve në Athinë në të cilin janë trajtuar 644 fëmijë që nga vitit 1998 deri në 2001, por sipas investigimit është zbuluar se 487 fëmijë nuk janë të rregjistruar në këtë qendër.

Emisioni investigativ “ Njerëz dhe Pushtet” në televizionin ““Al Jazeera” sjell dëshmi dhe të dhëna të fëmijëve që janë trajnuar në këtë qendër. Sipas investigimit një pjesë e fëmijëve nuk janë të rregjistruar dhe kjo ka çuar në dyshime për trafik organesh dhe veprime të tjera të jashtëligjshme.

Sipas dëshmitarëve bandat kriminale i vinin vërdallë qendrës për t’i rimarrë fëmijët që dikur i detyronin të dilnin nëpër rrugët e Athinës. Pavarsisht qëllimit dhe vullnetit të mirë të drejtuesve të qendrës, i merrnin fëmijët duke i shfrytëzuar për përfitime personale.

Ndërkohë policia greke po vazhdon hetimet, për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

/Rabihana Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here