Aksidenti me 4 të vdekur, arrestohen drejtuesit e mjeteve

0

Policia e Elbasanit ka vënë nën pranga drejtuesit e tre automjeteve që u përfshinë pasditen e djeshme në aksidentin në aksin Elbasan-Qafë Thanë, në afërsi të fashtin Xibrakë.

Nga raportimet e policisë rezulton se humbën jetën 4 person dhe u plagosën 3 të tjerë.

Pas verifikmeve të bëra, policia e elbasanit ka arrestuar drejtuesin e kamionitm Renato Torrollari dhe të automjetit “BMW”, Edvin Çuçuli.

Nga ana tjetër, drejtuesi i tretë i përfshirë në këtë aksident, Eduard Haskurti është lëshuar një urdhër arresti, pasi ai drejtonte furgonin me të cilën udhëtonin pasagjerët që humbën jetën.

Haskurti, drejtuesi i furgonit, aktualisht ndodhet në spitalin Ushtarak, i plagosur rëndë.

Viktimat e këtij aksidenti të rëndë janë bashkëshortët Fetah Çela, 50 vjeç Rifete Çela nga Krasta e Elbasanit dhe nënë e bijë Nasipe Shehi, 69 vjeç dhe Salushe Kullafi 49 vjeç.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shaka i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i i drejtuesit të automjetit tip “BMW”.

Kamioni dhe automjeti “BMW” ishin nisur në drejtimin Elbasan-Librazhd, ndërsa furgoni në drejtimin Librazhd-Elbasan.

Nga autovetura “BMW” nuk ja rregjistruar viktima dhe të plagosur.

Furgoni që trasportonte pasagjerët mbante targën LB 001 A, ndërsa maunia targën KO 10 28 A.

/Sonila Qazimi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here