Aksident, treni Tiranë-Durrës përplas makinën, plagoset drejtuesi

0

Një tepër aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme ku një automjet është përplasur nga treni teksa kalonte mbi shina.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur  në rrugën “Jordan Misja” në kohën kur treni i linjës Tiranë-Durrës përplasi një automjet tip ‘Golf’ dhe si pasojë ka mbetur i  plagosur drejtuesi i tij.

Policia bën të ditur se makina u përplas nga treni teksa po kalonte mbi shina, ndërsa emri i personit të plagosur ende nuk është bërë i ditur nga policia.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here