Aksident tragjik në aksin rrugor Korçë-Pogradec

Dy të vdekur dhe 8 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korcë-Pogradec, si pasojë e përplasjes së një autoveture me një furgon. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Leshnicës, ku kanë mbetur të vdekur në vend drejtuesi i autoveturës, Elvis Sekseni 20 vjeç

Dy të vdekur dhe 8 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korcë-Pogradec, si pasojë e përplasjes së një autoveture me një furgon.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Leshnicës, ku kanë mbetur të vdekur në vend drejtuesi i autoveturës, Elvis Sekseni 20 vjeç dhe pasagjeri i ndodhur në makinën e tij, ndërsa 8 pasgjerët e ndodhur në furgon janë palagosur rëndë.

Sipas të dhënave të plagosurit janë: Leonora Nica, Lirika Tereziu 61 vjeç, Gjergji Spirollari, 64 vjeç, J.K, 11 vjeç, Liljana Kozmollari 66 vjeç, E.M, 14 vjeçe, Lenkë Mita 74 vjeç, Vasil Arroni 45 vjeç, drejtues i furgonit, dhe Marjeta Arroni 65 vjeç.

Ato janë dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për ndihmë mjeksore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar