Aksident në Shkodër, 4 të plagosur

Aksident në Shkodër, 4 të plagosur

Katër të plagosur është bilanci i një aksident të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të Shkodrës. Dy mjete u përplasën pranë urës së Bexhistenit në Shkodër dhe mbeten të plagosut katëe persona. Njëri prej të cilëve Saimir Lusha 24 vjeç, drejtues i benzit pa targa, është në

Katër të plagosur është bilanci i një aksident të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të Shkodrës.

Dy mjete u përplasën pranë urës së Bexhistenit në Shkodër dhe mbeten të plagosut katëe persona.

Njëri prej të cilëve Saimir Lusha 24 vjeç, drejtues i benzit pa targa, është në gjëndje të rëndë shëndetësore. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, Tiranës për t’i dhënë ndihmën e specializuar mjekësore.

Të aksidentuarit janë Saimir Lusha, 24 vjeç, i cili drejtonte Benzin pa

targa. Fatri Shehi 33 vjeç. Real Zefi 22 vjeç, Armando Pjetri 22 vjeç të cilët udhëtonin në benzin tjetër.

Sipas hetimeve shkak i aksidentit ka qenë benzi pa targa i cili nga parakalimi ka hyrë në korsi të gabuar dhe është përplasur me mjetin me targa AA415 AR.

Gjitghashtu sipas policisë ekziston edhe një pistë tjetër që lidhet me shkaqet e aksidentit, ajo e kokëfortësisë mes drejtuesve të automjeteve për parakalim.

/Ardiol Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar