Një çift të moshuarish ka ndërruar jetë ndërsa djali i tyre është plagosur. Ky është bilanci i aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Belloj në Shkodër. Aksidenti ndodhi rreth orës 09:40 minuta, kur një kamion me targa SH3582E u përplas me një mjet tip ‘Benz’ me targa SH9726C. Dy viktimat, burre e grua,
Një çift të moshuarish ka ndërruar jetë ndërsa djali i tyre është plagosur.
Ky është bilanci i aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Belloj në Shkodër. Aksidenti ndodhi rreth orës 09:40 minuta, kur një kamion me targa SH3582E u përplas me një mjet tip ‘Benz’ me targa SH9726C.
Dy viktimat, burre e grua, përkatësisht 67 dhe 64 vjeç, kanë qenë duke udhëtuar me mjetin tip ‘‘Benz’’ që drejtohej nga djali i tyre kur janë përplasur me kamionin.
Ndërkaq, djali i çiftit ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *