Vlorë, 1 person i vrarë dhe 1 i plagosur

Vlorë, 1 person i vrarë dhe 1 i plagosur

Shtohen krimet në qytetin e Vlorës. Një person ka mbetur i vdekur  dhe një tjetër i plagosur, si pasojë e qëllimit me armë zjarri. I vdekur ka mbetur shtetasi me inicialet S.A, kurse i plagosuri mësohet të jetë baxhanaku i të vrarit, shtetasi me inicialet B.B. Ngjarja ka ndodhur në një stan në Karaburun. I

Shtohen krimet në qytetin e Vlorës. Një person ka mbetur i vdekur  dhe një tjetër i plagosur, si pasojë e qëllimit me armë zjarri.

I vdekur ka mbetur shtetasi me inicialet S.A, kurse i plagosuri mësohet të jetë baxhanaku i të vrarit, shtetasi me inicialet B.B.

Ngjarja ka ndodhur në një stan në Karaburun. I dyshuari është një bari nga Elbasani i cili mësohet të ketë pasur grindje me punëdhënësin e tij për shkak të pagesës.

Pas kryerjes së krimit bariu është arratisur në kodrat e Karaburunit , ndërkohë baxhanaku i të vrarit ka mundur të zbresë nga stani drejt zonës se banuar dhe të lajmërojë policinë rreth krimit.

Policia vazhdon kërkimet për kapjen e tij.

 

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar