Aksident në Elbasan-Tiranë, dy të plagosur

0

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Dy automjete janë përplasur në afërsi të hyrjes së tunelit të Krrabës rreth orës 19:00, ndërsa nuk njihen ende rrethanat e ngjarjes.

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Elbasanit për të marrëe ndihmën e duhur mjekësore. Njëri prej tyre është ish-kampioni i peshëngritjes Endri Haxhihyseni, ndërsa nuk dihet ende identiteti i personit tjetër.

Ndërkohë policia po punon në vendngjarje për zbullimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

 

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here