Aksident në Durrës, një i vdekur dhe tre të plagosur

Aksident në Durrës, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident rrugor u regjistrua sot në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalezit, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe tre të tjerë u plagosën. Policia e Durrësit bën të ditur se një automjet tip “Volksvagen” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një lokal. “Si pasojë e aksidentit humbi jetën shtetasi Orjan

Një aksident rrugor u regjistrua sot në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalezit, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe tre të tjerë u plagosën.

Policia e Durrësit bën të ditur se një automjet tip “Volksvagen” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një lokal.

“Si pasojë e aksidentit humbi jetën shtetasi Orjan Avdia, rreth 20 vjeç dhe janë plagosur shtetasit Rejan Dervishaj, 19 vjeç, Kristjan Karapanxha, 20 vjeç, si dhe shtetasi Enea Kollgjeri, 18-vjeç. Ata morën ndihmën e parë në Manëz dhe më pas u nisën drejt spitalit të Durrësit. Tre të dëmtuarit paraqiten jashtë rrezikut për jetën”, sqaruan forcat e policisë.

Policia është duke hetuar për shkaqet dhe rrethanat e aksidenti automobilistik.

/Marenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar